Për Sara Hoxhën këto ditë nuk janë aspak të vështira, Londoni e ndihmon me punët e shtëpisë

Situata me Koronavirusin ka bërë që shumë njerëz të izolohen. Por këto momente bëhen më të vështira për femrat, të cilave ju duhet të merren me fëmijët që janë gjithë kohën në shtëpi dhe me punët e ndryshme. Mirëpo për Sara Hoxhën duket se gjërat janë më të lehta, pasi Londoni ka vendosur të ndihmojë mamin me punët e shtëpisë. Sara ka publikuar një video, teksa Londoni shfaqet duke pastruar xhamat. “Mësojini që të vegjël”, shkruan Sara krahas videos.

Sara-2

Sigurisht që Londoni është akoma i vogël, por me sa duket Hoxha ka vendosur ta mësojë atë me rregula, duke qenë se edhe disa ditë më parë ajo zbuloi se vogëlushit i lejohet të shikojë televizor gjatë vetëm ditën e shtunë.