Për një të qeshur, “sherr” mes dy këngëtarëve të njohur
Sabri Fejzullahu dhe Labinot Tahiri janë dy ndër emrat më të përfolur të botës së muzikës dhe veprimet e tyre nuk kalojnë pa u vënë re nga sytë e publikut. Mesa duket komentet në rrjetet sociale janë bërë shkak për një “sherr” mes këngëtarëve. E gjitha nisi kur Labi publikoi një foto të tij në Instagram, ku i erdhi një koment nga faqja e Sabri Fejzullahut, ku shkruhej vetëm “hahahahaha”.
Pas këtij komenti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Labit, i cili i është përgjigjur:
“Cfarë ka për të qeshur këtu se po qesh në çdo postim timin? Më thuaj të qeshi edhe unë?”
Akoma nuk bëhet e ditur nëse është ky një gabim nga ana e Sabriut, i cili e ka fshirë menjëherë komentin.
Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikë. Ai ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit. Ai gjithashtu ka luajtur në disa televizione dhe video-filma. Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi. Karakteristikë e xhirimeve filmike të këngëve të Sabriut është përdorimi i tyre për të fuqizuar këngën që ai këndon. Këtë ai e arrin duke e injoruar kamerën dhe në momente të caktuara e përdorë atë për t´iu drejtuar shikuesit. Zakonisht këto momente janë të shkurta dhe ndodhin gjatë ngritjes së zërit. /Iconstyle