“Për mua jeta fillon tani”, Vivian Canaj ndan ndjesitë e nënës për herë të parë
Modelja Vivian Canaj solli në jetë pak javë më parë djalin e saj të parë të cilin e pagëzoi me emrin Kristian. Pas këtij momenti shumë special, modelja e njohur shqiptare ka dhënë një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’ ku ka treguar ndjesitë për ardhjen në jetë të të voglit. Ajo ka rrëfyer ndër të tjera se ndihet sikur është në qiellin e shtatë. “Di të them që të qenurit nënë është ndjesia më e ëmbël dhe më e bukur në botë. Në momentin që e mora Kristian në krahët e mi, harrova çdo dhimbje që kalova gjatë lindjes. Për mua jeta fillon tani”, shprehet ajo shkruan Who. Më tej Vivian tregon se është shkëputur përkohësisht nga angazhimet e saj dhe pas disa muajsh do të rikthehet me planet që ka në mendje. Parësore për të është kujdesi për djalin, por në të ardhmen do t’ i përkushtohet profesionit si juriste dhe do hapë një studio ligjore.