“Për mos t’ju bërë barrë të atit atje, është hedhur këtu”- Banorja e pallatit në Vlorë: Vajza e doktorit ishte e divorcuar, punonte farmaciste në Tiranë

Një tjetër grua banore e pallatit nga i cili u hodh 34-vjeçarja me foshnjën e saj 1 vjeç dhe për pasojë humbën jetën të dy, ka rrëfyer për mediat se e reja jetonte në Tiranë dhe ishte farmaciste.

Sipas gruas, që njeh prindërit e viktimës, Pamela Mërtiri ishte e divorcuar dhe se kishte udhëtuar nga Tirana për në Vlorë.

Gruaja duke folur për mediat ka treguar një detaj të trishtë. Sipas saj, ajo ka zgjedhur të hidhet nga lartësia jo në pallatin që jetonin prindërit e saj në Vlorë, që ndodhet vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

“S’e kemi parë asnjë herë fytyrën e saj këtu kurse të atin e njohim dhe mamanë. Jetonte dhe ai në Tiranë por më shumë rrinte këtu.

E martuar në Tiranë. E divorcuar kështu kemi dëgjuar. Vetëm këtë fëmijë kishte. Nuk e kemi parë asnjëherë.

Si duket për mos u bërë barrë të atit atje te shpia është hedhur këtu. Punonte farmaciste në Tiranë.

Na ka tronditur sa mezi po flas tani, babai i saj doktor është në pension tani”.