Për lajmet e rikthimit me ish-partnerin, Khloe Kardashian ka vetëm 2 fjalë

E gjithë vëmendja për familjen Kardashian këto kohë ka qenë për Kim dhe Kanye, por ashtu në hije ka zhvillime dhe për motrën tjetër, Khloe. Si fillim u përfol se ajo kishte vendosur t’i besonte fuqisë së dashurisë dhe të hidhte pas krahëve tradhëtinë e të shoqit, Tristan Thompson.

Burime pranë PEOPLE, konfirmuan se ata janë kthyer bashkë që prej qershorit dhe çdo gjë po shkon mirë:

“Ajo dashuron ta ketë rrotull. Ai ka marrëdhënien më të mire me True(vajzën e tyre). Dhe ka qenë i mrekullueshëm me Khloe-n gjithashtu. Ata janë pak a shumë bashkë dhe Khloe është më shumë se e lumtur. Janë duke jetuar thuajse në një flluskë dhe Khloe po e shijon.”

Por përfaqësues të Khloe kanë kontaktuar DailyMail për të thënë shkurt dhe qartë: “Nuk është e vërtetë.”

Pra,Khloe dhe Tristan thjesht po sillen si prindër të mirë pavarësisht gjërave që kanë ndodhur. A do t’i besojmë shprehjes “ku ka zë, s’është pa gjë”? Epo mbetet për t’u parë, dëgjohemi në dramën e radhës.

News31.al