Për kushërirën që humbi jetën, Aurela Gaçe zbulon historinë që fshihet pas këngës së saj të fundit
Këngëtarja shumë e dashur për të gjithë, Aurela Gaçe, ka publikuar projektin e saj të radhës “Veten dua gjallë”. Kjo këngë i ka prekur të gjithê, sepse godet një fenomen shumë të përhapur, dhunën në familje. Për emsionin “Jo vetëm modë”, në TV Klan, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka treguar mjaft të pathëna lidhur me këtë projekt.
Këngëtarja ka treguar se kjo këngë i dedikohet kushërirës së saj, e cila mbas një martese të gjatë me dy fëmijë dhe mbas një dhune të vazhdueshme nuk arriti dot të thoshte unë dua veten time gjallë. Pavarësisht ndihmës nga ana e familjes, ajo humbi jetën.
“Mund të them që kam në familjen time një fatkeqësi të tillë. Kushërira ime, mund të them se i kushtohet asaj, sepse mbas një martese të gjatë me dy fëmijë, mbas një dhune të vazhdueshme ajo nuk arriti dot të thoshte unë dua veten time gjallë. Nuk ja arriti dot atë gjë me veten e saj, me gjithë ndihmën që i dha familja dhe ajo është një nga ato gra që humbi jetën. Mos mendojnë njerëzit se unë jam këtu sot sepse unë jam thjesht vajzë e fortë. Jo, i kam kaluar të gjitha fazat derisa kam thënë jo, jo, unë vlej. Nuk bëhesh rastësisht e fortë”, rrëfen këngëtarja.
Gjithashu Aurela ka zbuluar se kjo këngë është pjesë e albumit të saj të ri, për të cilin po punon prej kohësh.