Për këto momente jetojmë…Ledina Çelo nxjerr videon e rrallë në ditëlindjen e së bijës!

Vajza e këngëtares Ledina Çelo, Perihana festoi 9-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë kaq të veçantë për të nuk ishte se si të mungonte një urim i bukur nga nëna e saj.

Ledina postoi si rrallëherë në Instagram videon e festës surprizë që i ka organizuar të bijës, e nën tingujt e një kënge mjaft të bukur me mesazhin : “Në Parajsë, këto janë momentet për të cilat jetojmë”, ka përcjellë dhe urimin e saj: “Gëzuar ditëlindjen Perianna!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LEDINA (@ledinacelo)

Vajza e ditëlindjes dukej shumë e lumtur nga surpriza.

Vec Perianës, Ledina është edhe nënë e një djali, Erlisit. “Dua që fëmijëve mos t’u mungojë asgjë, nuk e kam te gjërat materiale, por tek afeksioni njerëzor, te prania ime në jetën e tyre. Dua të rriten siç jemi rritur ne, me shumë njerëz pranë. Prindërit e mi nuk jetojnë dhe fëmijëve do u mungojë gjithmonë prania e gjyshërve. Edhe për këtë, dua të jem më shumë me ta, t’u plotësoj sa të jetë e mundur nevojën për dashuri”, është shprehur këngëtarja disa kohë më parë.

Bordo