Për kë lojtar të Juventus gëzon Beniada Nishani? Modelja shvishet topless pas fitores

Skuadra kampione aktualisht e Italisë, Juventus ka shënuar fitoren e 12-të në Serinë A duke mposhtur me rezultatin 2:0 Atalantan në Allianz Stadium. Golat për vendasit i shënuan Gonzalo Higuain dhe Matuidi. Pas kësaj fitoreje, Juventus forcon vendin e parë më 74 pikë, katër më shumë se sa Napoli në vendin e dytë. Dhe duket se kjo fitore ka lumturuar dhe një nga bukuroshet shqiptare që është e njohur si modele në Itali, Beniada Nishani (Jakiç). Ajo ka pozuar topless dhe shumë e qeshur direkt pas fitores, duke e shprehur dhe me fjalë entuziazmin e saj. Nuk dihet nëse një nga lojtarët e skuadrës ka fituar zemrën e saj, apo nëse Beniada është një tifoze e zjarrtë e kësaj skuadre. /story.al/