Për kë e kishte Ervin Kurti kur tha se Beniada e ka brenda shtëpisë partnerin perfekt?

Ervin Kurti ishte i ftuar në finalen e Fan Club Big Brother, si mik i afërt prej kohësh me Beniadën. Ai foli për të si mik, madje tregoi se ka qenë personi që ka sugjeruar që modelja të bëhet pjesë e Big Brother VIP. Shumë me siguri kanë thënë sa mirë bëri, pasi ekrani kishte pasur shumë nevojë për një vajzë si ajo. Beniada tashmë është finaliste, por Ervini u shpreh se që prej fillimit ka qenë një djalë në shtëpinë e BBV që do ishte partneri perfekt për Beniadën me aq sa e njeh ai dhe personat e afërt me të.

Gazetari nuk përmendi asnjë emër, por nëse do bënim një analizë të djemve që kanë hyrë që prej fillimit, disa mund t’i përjashtojmë kollaj. Iliri dhe Sabiani sigurisht që nuk do hynin në listë pasi të dy janë të martuar dhe raportet i kanë pasur tëper korrekte në shtëpi. Ndërsa Graniti, që ishte një nga më simpatikët, nisi që herët raportin e komplikuar me Fifin. Nga ana tjetër, Elhaidi ishte tip shumë i heshtur dhe nuk është dukur se ka qenë ndonjëherë në radarët e Beniadës. Ndërsa për Kledin (që kishte një lidhje jashtë), kur Ervini u pyet nëse është personi që i referohet, e mohoi kategorikisht. Arditi nga ana tjetër është personi që ka shkëmbyer edhe puthje me Beniadën për lojë, por modelja e ka mohuar kategorikisht një pëlqim ndaj tij. Kështu duket se në listën e perosnave të mundshëm mbetet vetëm Donaldi, rrugëtimi i të cilit sidomos nga ana romantike ka qenë shumë i komplikuar. Vallë a do të kishte qenë një çift i mirë Donaldi dhe Beniada?/revistawho.com