Për herë të parë, tre artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në “MTV Europe Music Awards”
Të dielën do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, MTV Europe Music Aëards 2022. Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë prezantues të eventit ndërsa dy artistet e tjera shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë hitet e tyre më të fundit.
Bebe dhe Ava janë nominuar gjithashtu edhe për çmimin “bashkëpunimi më i mirë”. Në garën për të marrë këtë çmim iu bashkohet edhe ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”.
Sa i përket Avës, nominohet për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto” ndërsa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion. Kjo është hera e parë që tre shqiptare garojnë për të njëjtin çmim. Të nominuar për këtë çmim janë dhe Post Malone me Doja Cat, Bad Bunny etj.