Për herë të parë tapeti i Oscars ishte në ngjyrë ari, ja si u veshën yjet e Hollywood
Tapeti i famshëm ndërroi ngjyrë në Hollivud për Oscar-in e sivjetmë. Yjet e Hollivudit nuk parakaluan mbi tapetin e kuq të famshëm, por këtë vit ai mbante ngjyrë ari. Por magjepsja në shfaqje ishte e njëjtë si kurrë më parë.
Cate Blanchett u shfaq me një veshja elegante prej kadifeje blu që mbante një fjongo të bërë nga refugjatët, si pjesë e një nisme nga agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara. Ylli i Everything Everwhere All At Once, Michelle Yeoh , kishte veshur një fustan të bardhë me thekë të Dior me diamante.
Michelle Yeoh u bë gruaja e parë aziatike që fitoi aktoren më të mirë, pasi filmi “Everything Everywhere All at Once” dominoi në Oscar 2023. Ëndrrat bëhen realitet tha Michelle Yeoh teksa u shpall si aktorja më e mirë.
Filmi “Everything Everywhere All at Once” fitoi 7 çmime në Oscar 2023, duke përfshirë filmin më të mirë, regjisorin dhe skenarin origjinal.
Lady Gaga, e cila performoi këngën e saj Hold My Hand, mbërriti me një fustan të zi Versace me një bust korse të tejdukshëm. Michelle Williams zgjodhi një fustan të bardhë Chanel me një tyl të mbushur me kristale.
Rihanna gjithashtu performoi me Lift Me Up. Veshja e saj Alaia kishte rripa lëkure dhe më shumë rrjetë të tejdukshme që tregonte barkun e këngëtares, e cila është sërish në pritje të ëmbël.
Më poshtë po ju sjellim disa foto të artistëve të nominuar për Oscars dhe veshjet që kishin zgjedhur në këtë edicion të 95-të Oscars.
Cate Blanchett
Michelle Williams
Lady Gaga
Rihanna
Cara Delevingne
Florence Pugh
Paul Mescal
Jamie Lee Curtis
Stephanie Hsu
Angela Bassett
Ana de Armas
Emily Blunt dhe Dwayne Johnson
Brendan Fraser dhe Jeane Moore
Halle Berry
Elizabeth Olsen
Malala Yousafzai
Zoe Saldana
Eva Longoria