Për herë të parë në ekranet shqiptare, Renato Mekolli shfaqet krah nënës së tij
Pak minuta më parë, ka nisur finalja e shumëkomentuar e ‘Hell’s Kitchen’ me shef Renato Mekollin. Për herë të parë publikisht është shfaqur dhe mamaja e Renatos, e cila ka rrëfyer se ai ka arritur të realizojë tavën e parë me patate në moshën 8-vjeçare, duke treguar kështu për pasionin e tij të madh për kuzhinën.
Megjithatë ajo nuk mund të qëndronte pa i shprehur djalit të saj ankesën më të madhe që ka për të, duke i thënë se duhet të martohet.
Ky moment ka shkaktuar të qeshura në kuzhinën më të përfolur të momentit.
Kujtojmë se mbrëmja e sotme reverzon plot surpriza të tjera, ndërsa në mbyllje të saj do të bëhet i ditur dhe emri i fituesit të këtij edicioni./revistawho.com
View this post on Instagram#Repost @hellskitchen.tch Mamaja e shef Renatos tregon herën e parë që e ka gjetur atë duke gatuar në shtëpi, në moshën 8-vjeçare. @renatomekolli @topchannelalbania #HellsKitchenAlbania #HellsKitchen #HKALB #HKALBFinale #Finale #HellsKitchenAlbania2 #TopChannel #cooking #chef #cheflife #devil