Për herë të parë në 6 vjet: Intervista emocionuese e Zayn Malik

Zayn Malik është gati të rikthehet në qendër të vëmendjes. Ai u shfaq në një episod të podkastit “Call Her Daddy”.

“Meqenëse kam një vazjë, gjëja kryesore në mendjen time është të përpiqem të jem një shembull i mirë për të,” thotë Malik, i cili ka vajzën, Khai, 2 vjeç me modelen Gigi Hadid, në një video përmbledhëse të episodit të podkastit.

Në një bisedë me moderatoren Alex Cooper në intervistën e parë në gjashtë vjet, Zayn u shpreh se arsyeja pse po jep një intervistë është e bija.

“E dini cila është arsyeja pse po e bëj këtë intervistë? Dikur kisha shumë ankth për të patur një bisedë si kjo. Unë dua që ajo të jetë në gjendje të më shikojë dhe të thotë: ‘Ja, babi im po ia del’.”

Këngëtari i “Pillowtalk”, 30 vjeç, pranoi se pikëpamja e tij për jetën ka ndryshuar që kur Khai erdhi në jetë në shtator 2020.

“Ka një moment të caktuar në jetën e të rriturve ku gjithçka është e paqartë, gri dhe e mërzitshme dhe ajo i ka rikthyer ngjyrat për mua me siguri,” shtoi ai.

Zayn dhe Gigi u takuan për herë të parë në vitin 2015 në një festë të Victoria’s Secret. Që prej asaj kohe, ata patën një marrëdhënie me lidhje dhe ndarje për gati gjashtë vjet.

Në tetor të vitit 2021, i dhanë fund lidhjes pas një debati të Zayn me nënën e Gigi-t, Yolanda Hadid.

Në atë kohë, ajo pretendoi se Malik e kishte shtyrë atë. Por, pavarësisht se Zayn e mohoi akuzën dhe nuk pranoi të kundërshtonte akuzat, ai u dënua me gati një vit shërbim prove dhe programe të menaxhimit të dhunës në familje dhe zemërimit.

Që atëherë, Zayn dhe Gigi kanë bashkëprindëruar për vajzën e tyre.

Anabelmagazine