Për gjithë mamat e reja që paragjykohen për kilogramet, Ersi Ngjela ka argumentin e duhur
Ersi Ngjela, vajza e njohur jo vetëm si e bija e biznesmenit Shefikat Ngjela, por edhe për stilin e veshjeve dhe lifestyle në rrjetet sociale, ka marrë pak kohë sot për t’i dedikuar disa fjalë të gjithë atyre që gjykojnë nënat për peshën e sa e sa gjëra të tjera.
“Gjithe jeten time kam qene super e kujdesshme me mirembajtjen e linjave. I dashuroja kockat e mia me barkun qe ishte i futur brenda . Ato fotot hot qe benin kaq shume zhurme dhe une si perhere tallesha me te gjithe se sigurisht nuk kalonte koha qe do me imitonin. Me pas ngela shtatzene. Shtova + 22 kg ( nje bark i madh i madh ) ku cdo dite peshohesha dhe kur shikoja ato kg qe shtoheshin me kapte stresi pasi nuk e kisha kaluar kurre 60 kg ne jeten time. Gjate shtatzanise u harrua pesha ime se rendesi filloi te kishte pesha e bebit. Pas lindjes mbajta 10 kg dhe aty me kapi serish stresi. Si ka mundesi une qe isha gjithmone kocke te isha me peshe + 10 kg. Kishte dhe njerez qe kur me pane pasi linda direkt filluan te komentonin kg qe kisha mbajtur edhe pse me nje nene te re ka shume gjera me te bukura per te folur sesa kg apo barkun qe nuk ka hequr pas 5 ditesh qe ka lindur. Gjithsesi , pas nje super lodhjeje , pas nje super eksperience te re me nje mrekulli ne krah arrita te vleresoj ate qe duhet te ishte primare per mua ne muajt ne vazhdim. I harrova kockat, i harrova kg shtese,barkun apo celulitin dhe u mora me ate qe ne fakt duhet te merresha, me diellin tim. Trupi me ka ndryshur shume , jam dobesuar vet pa bere asgje pasi nese do beja palester apo ushtrime apo vrap do me nderpritej gjiri pasi mua me ndikojne shume ushtrimet ne gjoks. Qe ta permbledh te dashura nena , gra, femra, vajza cdo gje e ka kohen e vet. Nese merziteni per ndryshimet trupore pas lindjes, mendo qe ka njerez qe qajne per te patur nje femije. Mendo sa me fat je qe Zoti te bekoi me nje mrekulli. Cdo gje ka kohen e vet. Edhe rikthimi i linjave te meparshme , edhe palestra , edhe drekat apo darkat me shoqerine te gjitha keto presin. Ajo qe nuk kthehet me eshte koha me bebin tend . Shijo memesine nese ke fatin ta besh dhe te gjithe mizave te mutit jepi si perhere ate copen e madhe qe ju takon. Shenime Jete”, shkroi Ersi.
Ersi Chic, prej kohësh ka ndërtuar një profil të këndshëm ku çdo temë preket e trajtohet në mënyrën e saj, e për ata që duan vetëm të marrin pak nga shija e stilit të saj, sërish kanë material pa fund./revistawho.com