Për Genc Prelvukajn, ‘Covid-19’ nuk është pa shqetësime. Ja përvoja e tij
Edhe pse është treguar shumë i kujdesshëm, edhe Genc Prelvukaj nuk i ka shpëtuar dot virusit ‘Covid-19’.
Vetë këngëtari ka ndarë një status, ku ka njoftuar ndjekësit se ka rezultuar pozitiv me virus dhe se është gati ta fitojë këtë betejë sa më parë.
“Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv.
Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë”, ka shkruar Genci.
Lista e personazheve të njohur me Covid-19 është shumë e gjatë tashmë e se disa prej tyre kanë ndarë dhe eksperiencën se si e kaluan atë./revistawho.com