Për fotot perfekte ju duhet: Një libër, pak bar dhe një fustan me ngjyra
Xhensila Myrtezaj ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj krejtësisht falas (konsiderojeni veten me fat), guidën për fotot perfekte.
Merr një libër me kopertinë interesante, mundësisht në gjuhë të huaj, (se fundja nuk do të të duhet ta lexosh vërtetë), zgjidh një ambjent me bar (se nuk e merr vëmendjen sfondi) dhe vish një fustan pranveror.
Pastaj shiko çfarë pozash ka bërë Xhensila dhe mëso prej saj.
Duhet ta pranojmë se këto foto janë fiks për “Instagram” dhe i pështaten stinës që jemi. Për më tepër nuk kanë nevojë për ndërhyrje dhe editime (jo se Xhensila i ka përdorur ndonjëherë)./revistawho.com