Për dy javë Stresi lirohet nga burgu, miku i tij nxjerr sekretin e madh

Sot në profilin e Arkimed Lushaj (Stresit) në Instagram u publikua një video nga kënga e tij konkurrente në “Kënga Magjike”, duke treguar që ajo kishte arritur 1 milion klikime në Youtube. “+1 milion shikime. Faleminderit të gjithëve, shihemi së shpejti!”, shkruhej në postimin e reperit, që i shtangu të gjithë pasi lindin pyetja nëse Stresi ishte liruar nga burgu, apo dikush tjetër e kishte postuar këtë foto. Pas këtij postimi, një tjetër foto është duke bërë xhiron e rrjetit. Një shok i Stresit ka hedhur një foto ku shfaqet krah babait të reperit, Sali Lushaj dhe shkruan poshtë saj se pas dy javësh reperi i njohur do të lirohet. “Për dy javë, Stresi i lirë. Faleminderit Zotit që dëgjoi lutjet tona!”, ka shkruar miku i Stresit në diçiturën e fotos, ndërkohë që vihen re komentet e shumta për lirimin e reperit./Zonë e lirë