Për djemtë/ 5 kombinime veshjesh frymëzuar nga Saimiri i ‘Love Story’!

Saimir Kasemi protagonisti i ‘Love Story’ është kthyer së fundmi në personazhin më të komentuar në mediat online. Sharmant, me një fizik të palestruar, biznesmen i sukesshëm dhe si të mos mjaftonin të gjitha vetitë e bukuroshit të ‘reality show-t’ të njohur, kemi parë që 33 vjeçari ka shumë shije në veshje.

Saimiri herë pas here është aktiv në llogarinë e tij në Instagram, e përveç hijeshisë në tipare kombinimet e veshjeve të ‘princit modern’ na kanë njohur me stilin veshjes që Saimiri preferon më tepër. I apasionuar pas markave, biznesmeni duket se pëlqen të luajë me ndërthurjen e klasikes, casual dhe sportives…Pothuajse gjithmonë!

Që do të thotë nëse ai zgjedh të veshë xhinse dhe këpucë mokasino, pjesë e veshjes do të jetë patjetër edhe një këmishë.

Ndonëse në profilin e tij në instagram fotot janë të pakta, nuk ka qenë e vështirë të kuptojmë stilin e veshjes së mashkullit më të lakmuar të momentit. Madje vetëm nisur nga mënyra si Saimiri vishet, edhe nëse nuk do ta njihnim, lehtësisht do të kuptonim se bëhet fjalë për një burrë që menaxhon biznese, dhe që është shumë i sigurt në vetvete.

Gjithsesi nuk mund ta fshehim që jemi shumë kuriozë të shohim Saimirin me tuta, atlete, shapka me gisht, pantallona të shkurtra apo flokët e pakrehura, përveç buzëqeshjesh perfekte që nuk mund t’ja ‘heqim’ dot. Me siguri produksioni i “Love Story” do të na njohi gjatë puntatave në vijim me të gjitha dimensionet e Princit Modern…