
Për Dafina Zeqirin i dashuri është shoku i saj më i mirë, dedikimi që i bën
Dafina Zeqiri duket se po kalon kohën më të mirë në jetën e saj. Pas lançimit të albumit të fundit “Dafinë moj”, i pritur shumë mirë nga fansat, këngëtarja po jeton një kohë të lumtur edhe në jetën private.
Përmes një fotografie në InstaStory, Dafyy na ka treguar edhe një herë sesa i rëndësishëm është partneri i saj.
“Shoku im më i mirë, njeriu im, të dua”, shkruan ajo në foton ku shihet në krahët e Genc Halimit, emri i vërtetë Dj Geek.
Këtë herë gjërat në jetën private të Dafinës duket se janë ndryshe, pasi më herët ajo ka treguar se ka patur edhe lidhje abuzive e të dhunshme./revistawho.com