Për çfarë të gëzojnë çunat më parë? Flori, Klajdi dhe Bruno e vulosin suksesin

Projekti veror i sjellë vetëm pak ditë më parë nga Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni e ka shënuar suksesin e tij edhe në edicionin e lajmeve të “Tv Klan”.

Ky moment i ka emocionuar këngëtarët që e kanë ndarë këtë moment nga spikeri i lajmeve, Reis Cico, në llogaritë e tyre.

“Kemi dalë në lajme”, ka shkruar Klajdi krah postimit ku ka etiketuar dhe miqtë e tij të ngushtë.

Epo ç’të duan më shumë çunat? Kënga u kthye në nje hit, u dëgjua menjëherë kudo, u shndërrua në kolonën zanore të muajve të nxehtë, iu dedikua edhe një hapsirë mediatike në lajme. Ky po që është sukses!/revistawho.com