Për çfarë grinden më shumë gjatë karantinës Hailey dhe Justin Bieber?
Karantina ka bërë që çiftet të kenë më shumë mosmarrëveshje se zakonisht.
Me sa duket nuk mbetet pas as çifti i famshëm i showbiz-it, Hailey dhe Justin Bieber. Dyshja ka filluar të grindet shpesh dhe shkak për këtë është bërë karikuesi i telefonit.
“Boll more gjithmonë karikuesin tim”, i ka shkruar Hailey publikisht Justin-it në një postim në ‘Instastory’.
Çifti i njohur është karantinuar në shtëpinë e këngëtarit në Kanada dhe pavarësisht grindjevs, duket se po kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe videove të Tik Tok-ut.