“Për babin”… Joni shkruan një letër emocionuese për Eduartin!
Marrëdhënia e Jonit, djalit të madh të Arbana Osmanit me bashkëshortin e saj Eduart Grishaj është shumë e mirë.
Në postimet e moderatores dhe regjisorit në instagram kemi parë që Edi dhe Joni kanë një raport të shkëlqyer dhe shpesh Joni e quan partnerin e mamit me përkëdheli ‘Edushi’.
Në një postim të radhës, Eduarti ka publikuar një letër urimi për festat e fundvitit të shkruar nga Joni, në të cilën ai e quan ‘babi’ dhe e uron të bëhet regjisori më i mirë në botë.
“Për babin (aka Eduarti). Uroj të bëhesh regjisori më i mirë në botë”: ka shkruar Joni në letrën e tij kushtuar Eduartit.
Arbana Osmani, e cila ka një djalë nga martesa e parë dhe dy fëmijë të tjerë nga martesa me Eduart Grishaj me siguri ndihet shumë me fat dhe krenare për marrëdhënien që bashkëshorti Grishaj ka krijuar me djalin e saj Jonin.
Bordo