Për ata me zemër të thyer e të tradhtuar. Për kë e ka Fifi këngën e re?

Sërish një tjetër dramë. Për të gjithë ata që janë ndjerë të zhgënjyer, të tradhtuar, Fifi ka menduar të sjellë një tjetër krijim. “Ma more” do të jetë kënga e re që këngëtarja nga Kosova pritet të publikojë së shpejti.

Fifi ka pohuar se këtë këngë duhet ta dëgjojnë sidomos ata që kanë pësuar zhgënjim në jetë. Dhe nga aq sa publikuar mund të themi se vërtetë, ata duhet ta dëgjojnë sidomos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Në fakt nga titulli, “Ma more”, mund të hamendësojmë se bëhet fjalë për një histori të humbur dashurie, ku fajin e paska patur dikush tjetër. Me kë ta ketë Fifi vallë, kush ia ka marrë dashurinë?

Kënga e re e Fifit, vjen pas asaj “Fiksim” që e solli në maj në bashkëpunim me Brunon, me të cilën konkurroi në “Kënga Magjike 2021”./revistawho.com