
Për 50-vjetorin e lindjes, këngëtarja e famshme merr dhuratën marramendëse nga i fejuari (FOTO)
Jennifer Lopez ka festuar dy ditë më parë 50-vjetorin e saj të lindjes. Me këtë rast, ylli i muzikës botërore kishte organizuar një festë të çmendur, ku duket se e ka shijuar në maksimum.
Nga postimet në rrjetet sociale, vihet re se ajo ishte energjike gjatë gjithë mbrëmjes duke i vërtetuar të gjithëve se megjithëse po ndërron prefiks, vazhdon të jetë diva që të gjithë e kanë zili si për energjinë.
Por pavarësisht festës, ajo ka marrë edhe një super dhuratë nga bashkëshorti i saj i ardhshëm, Alex Rodriguez. Ky i fundit e suprizoi këngëtaren me një makinë të markës “Porche”, në të cilën Lopez është fotografuar dje.
JLo shfaqet e ulur në makinën e saj të re në ngjyrë të kuqe, e cila ishte zbukuruar me një fjongo të madhe në kofanon e saj.