Për 30 vjetorin e Alfios, Fatma Methasani mendoi surprizën më të ëmbël për të!
Sot, shefi i njohur i kuzhinës, Alfio, feston ditën e tij të lindjes. Prej asaj çka Fatma ka postuar në Instagram pak pas mesnate, kuptuam se Alfio e ka përvjetor më të veçantë sot, duke qenë se mbush 30 vjeç.
Duke njohur se sa kreative është Fatma dhe që ia del gjithmonë ta surprizojë Alfion, besojmë se do të ketë një ‘sagë’ surprizash ditën e sotme për të dashurin e saj të zemrës.
Mbrëmjen e djeshme, pasi Alfio ka shkuar në shtëpi në mbrëmje e ka gjetur shtëpinë të mbushur me tullumbace dhe një numër 30 që siç e shihni Alfio e mban në duar. Përveç kësaj, Fatma ishte siguruar të bënte një klip të vogël me urimet e të gjithë të dashurve të Alfios që jetojnë larg Shqipërisë.
Ndërkohë që jemi ende në pritje se mos Fatma ka menduar edhe diçka tjetër, i urojmë Alfios të bëhet edhd 100 vjeç dhe ta ketë jetën të mbushur vetëm me surpriza të bukura si kjo!