“Për 1 milion dollarë do ia linit burrin një natë një gruaje tjetër?” Ja ç’mendojnë shqiptarët
Ditën e djeshme i drejtuam ndjekëseve të “RevistaWho” një pyetje ngacmuese frymëzuar nga “Indecent Proposal” me protagonistë Demi Moore dhe Robert Redford. Në film çifti Diana dhe David vihen në vështirësi nga një propozim me vlerë 1 milion dollarë nga një i panjohur, i cili do Dianë për një natë.
Ne vendosëm t’i pyesim gratë çfarë do bënin dhe gjejeni çfarë, përgjigjet janë gjysmë për gjysmë.
Një pjesë e tyre mendojnë se nuk do e bënin kurrë këtë, madje shprehen se janë për një “Jo” të prerë.
Nga ana tjetër kemi dhe nga ato vajza e gra që as nuk e mendojnë dy herë, por do merrnin paratë e do i shijonin si të mundnin.
Nga përgjigjet “e jap me qera” apo “burrat gjithsesi tradhtojnë të paktën nxjerrim ndonjë lek”, e deri tek “ja fal asaj e se dua më”, ju prezantojmë me përgjigjet e shqiptarëve para pyetjes ‘1 milion dollarëshe’…/revistawho.com