Pentagoni: Alienët kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë (fotot)
Në një dokument të ri të Pentagonit të parë nga e përditshmja britanike ‘The Sun’, thuhet se “UFO-t kanë pasur episode seksuale me subjekte njerëzorë dhe në të paktën një rast kanë lënë gra shtatzënë, sipas dëshmitarëve”.
Raporti i titulluar “Efekte fushash akute ose nën-akute në indet biologjike njerëzore” pretendon se studion lëndimet e pësuara nga subjektet njerëzore prej “avancimeve të sistemeve të huaja aerospaciale”, që i referohet pasojave në shëndetin e njerëzve që kanë pasur eksperienca “paranormale”.
Sipas britanikes The Sun dokumenti është “një burim i dobishëm të dhënash që liston efektet e episodeve me UFO-t dhe të frekuencave të tyre te njerëzit”, i hartuar nga agjencia amerikane e kërkimeve civile MUFON.
Mes episodeve përfshihen “rrëmbimet e dukshme”, “shtatzani të padokumentueshme”, episode seksuale, eksperienca telepatie dhe eksperienca tele-transportimi të perceptuar ose real.
Studimi thotë se janë të paktën pesë eksperienca të raportuara seksuale mes alienëve dhe njerëzve.
Në të shtohet se episodet kanë lënë dëshmitarët e tyre me djegie radiacioni, probleme në tru dhe dëmtime nervash. / The Sun
Njerëzit raportohet se janë plagosur nga “ekspozimi ndaj mjeteve anomalike fluturuese, ose kur kanë qenë në afërsi të tyre”, thuhet në raport.
Aty shtohet se plagët kanë lidhje me radiacion elektromagnetik ose “sisteme energjie të lidhura me motorët shtytës të mjetit alien”.
“Janë raportuar ‘aksidente’ të mjaftueshme për të mbështetur teorinë se sisteme shumë të avancuara janë dislokuar, që janë të panjohura për botëkuptimin e SHBA”, thuhet në raport, sipas The Sun.
Më tej thuhet: “Analizat mjekësore nuk kërkojnë teori alternative bio-fizike për të treguar përdorimin e sistemeve të avancuara dhe jo-konvencionale të energjisë”.
Në raport thuhet se janë 42 raste dosjesh mjekësore dhe 300 raste të ngjashme “të papublikuara” ku njerëzit ishin plagosur në këto “episode anomalike”.
Një tjetër dokument interesant i përfshirë në dosje fliste për “kategorizimin e sjelljes së kafshëve” me anë të takime të pashpjeguara me “fantazma, shpirtra, jetis, xuxhmaxhuxhë apo entitete të tjera mitologjike apo legjendare”, që për efekt studimi klasifikoheshin si “AN3”, si dhe “ndërveprim i dëshmitarëve me entitete AN3 “, ku ata kishin provuar eksperienca ‘prag-vdekjeje’ apo ‘mrekulli fetare’ që klasifikoheshin si AN4.
Në një tjetër koment interesant për ekzistencën e jetës aliene, raporti thoshte : “Ekzistojnë informacione të klasifikuara që janë shumë domethënëse për këtë subjekt, por vetëm një pjesë e vogël e literaturës është publikuar”.
Raporti ishte pjesë e 1,500 faqeve të programit sekret të Pentagonit për UFO-t, i quajtur Advanced Aviation Threat Identification Program të cilin e përditshmja britanike thotë se e zotëron.
“The Sun” kishte kërkuar të gjitha dokumentet e programit si pjesë e “Ligjit të Lirisë së Informacionit” më 18 dhjetor, 2017.
Dhe më në fund pas katër viteve, SHBA dorëzoi 1,500 faqe dokumente dhe raporte shkencore të Pentagonit, të lidhura me programin.
AATIP ishte programi sekret i Pentagonit që u zhvillua nga viti 2007 deri në 2012 për studimin e UFO-ve.
Publikimi i tij u bë nga studiuesi i kthyer me pas në ‘dhënës-alarmi’ Luis Elizondo, i cili drejtonte programin në vitin 2017.
Videot bombastike të fenomeneve të pashpjeguara të pikasjeve të objekteve aliene fluturuese, u publikuan për herë të parë asokohe.
Në një intervistë me revistën GQ magazine, Elizondo u pyet për efektet që mund të kenë pilotët në takimet me UFO-t.
Ai u përgjigj: “Nuk mund të flas në mënyrë specifike por ju mund ta imagjinoni kur një pilot kthehet nga fluturimi e të thotë se ‘ishte e shumë e çuditshme, fluturova afër kësaj gjësë dhe kur u ktheva isha si i djegur nga dielli për katër ditë”.
“Kjo pra është një shenjë e radiacionit, nuk është e djegur nga dielli, është djegie nga radiacioni. Ata kishin simptomat e dëmeve prej mikrovalëve, pra dëmtime të brendshme, edhe në tru i kishin lënë gjurmë”.
Ai vazhdon më tej: “Ndërsa dikush që kishte shkuar më afër tha se ‘dukej se qëndrova aty vetëm për pesë minuta por kur pashë orën kishin kaluar 30 minuta, dhe në fakt kisha harxhuar vetëm pesë minuta karburant. Si është e mundur kjo?’”
“Ne mendojmë se një arsue mund të jetë harkimi i shtresës kohë-hapësirë, që ata mund ta bëjnë”.
Në një letër të vitit 2009, Senatori Reid se ku program kishte identifikuar “disa teknologji të veçanta, jo-konvencionale aeronautike”.
Raporti i publikuar në faqen e internetit të “Office of the Director for National Intelligence”, ekzaminon 144 raportime të episodeve që qeveria e SHBA quan “fenomene të paidentifikuara ajrore.”
Zhvillimi vjen në një kohë kur Pentagoni po hap një agjenci të re për “investigimin e UFO-ve, origjinë e tyre apo kapjen e mundshme të mjeteve të tyre”.
Për këtë të fundit komentuesit thonë se është një objektiv “tepër ambicioz”.
Top Channel