Penisët po shkurtohen për shkak të klimës, thekson një studim i ri

Sado e çuditshme të tingëllojë, kriza e klimës po shkakton tkurrje të penisëve.

Dr. Shanna Swan, epidemiologe dhe shkencëtare e mjedisit, ka botuar një libër me titull “Count Down: How Our Modern World Is Threatening Sperm Counts, Altering Male and Female Reproductive Development, and Imperiling the Future of the Human Race” i cili synon të tregojë se si bota moderne po kërcënon spermatozoidet duke ndryshuar zhvillimin riprodhues të meshkujve dhe femrave dhe duke rrezikuar të ardhmen e njerëzimit.

Dr. Shanna Swan

Në libër, Dr. Swan përshkruan se si ndotja po çon në nivele më të larta të mosfunksionimit erektil, rënie të lindshmërisë dhe një numri në rritje të foshnjave të lindura me penisë të vegjël. Hulumtimi i saj paraqet një portret të zymtë të jetëgjatësisë dhe aftësisë së njerëzimit për të mbijetuar.

“Në disa pjesë të botës, mesatarja e 20-vjeçarëve sot është më pak pjellore sesa gjyshja e tyre kur ishte 35 vjeç”, shkruan Dr. Swan. “Kimikatet në mjedis dhe praktikat jo të shëndetshme të jetës në botën tonë moderne po prishin ekuilibrin hormonal, duke shkaktuar shkallë të ndryshme të shkatërrimit të riprodhimit.”

Sipas hulumtimit të saj, këto probleme janë shkaktuar nga ftalatet, kimikate të përdorura në prodhimin e plastikës. Ajo thekson se këto kimikate mund të kalojnë nga prindërit te pasardhësit e tyre, të ndikojnë në dëshirën seksuale të grave dhe së fundmi në gjatësinë e penisit.

Një nga studimet, ajo shqyrtoi lidhjen midis numrit të spermatozoideve dhe ndotjes në vitin 2017. Pas vëzhgimit të 185 studimeve që përfshinë pothuajse 45,000 burra të shëndetshëm, Dr. Swan dhe ekipi i saj arritën në përfundimin se numri i spermatozoideve te burrat në vendet perëndimore kishte rënë me 59% midis viteve 1973 dhe 2011.

Megjithatë, sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, qytetarët europianë janë të ekspozuar ndaj 41% më pak ndotje të grimcave sesa dy dekada më parë, por duhet ende shumë punë.

/Anabelmagazine