Pendohet Arbenita, fshin provat që “zbulonin” Unikkatil-in
“Isha pa internet kur të ktheva përgjigje. Qëndro pas fjalëve tua, u more me vajzën e gabuar. Kontrollo veprimet e tua, nëse nuk do të kërkosh falje. Gjasme këndon për Shqipërinë dhe ul vajzat shqiptare,”-kështu u shpreh Arbenita krahas “provave” që publikoi disa minuta më parë, ku tregonte që Unikkatili ka qenë ai që i ka shkruar në Instagram.
Po si duket modelja është penduar shpejt dhe i ka fshirë “story-t”.
Nuk dimë të themi nëse vërtet është “penduar” apo nëse e ka bërë këtë vetëm sa ato reagime të përfundonin në të gjitha mediat online.
Nëse ka qenë kjo ndonëse jo më në profilin e saj, tashmë të gjithë i kanë parë reagimet që bëri.
Kjo përgjigje e Arbenitës kujtojmë që erdhi pak minuta pasi Unikkatili e akuzoi për montazh duke u shprehur se mesazhet e publikuara nga ajo nuk kishin tiketën blu të profilit të tij.
Iconstyle