“Më pëlqen të jem shtatzënë”, Elita Rudi zbulon ndjesinë që po i ndryshon jetën
Pas lajmeve të shumta rreth shtatzënisë së moderatores Elita Rudi, kjo e fundit e konfirmoi lajmin e bukur se do të bëhet nënë vetëm dy ditë më parë. Bashkëshorti i saj, reperi i njohur Gjiko publikoi klipin e tij më të ri, ku në të shfaqej edhe Elita. Çifti u shfaq së bashku në skenën e fundit, ku ata shiheshin të shtrirë në shtrat, teksa Gjiko përkëdhelte barkun e rrumbullakosur të partneres.
E tani që e ndau lajmin me të gjithë, Elita ka publikuar sot në profilin e saj në “Instagram”, fotografitë e para nga pritja e ëmbël, shkruan Panorama Plus. “Më pëlqen të jem shtatzënë”, shkruan Elita bashkëngjitur fotove ku shkëlqente nga nuri i shtatzënisë.