Pedofili vret të birin pasi abuzoi me të, me gjakun e tij shkruan: Unë ta dhashë jetën, unë ta marr

“Unë të dhashë jetën, unë ta marr”. Këto janë fjalët që ka shkruar një pedofil i dyshuar me gjakun e djalit 5-vjeçar që e ka vrarë. 34-vjeçari Savva Nikitin vrau edhe bashkëshorten e tij, Maria, e cila sapo e kishte kuptuar se ai “kishte përdhunuar” fëmijën e kishte kërcënuar se do t’i tregonte policisë.

Pedo-2

“Daily Mail” shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Moskë të Rusisë. Gjithashtu thuhet se policia vendase ka deklaruar se 34-vjeçari e qëlloi djalin e tij me emrin Mark të paktën 62 herë me një thikë dhe një kaçavidë. Ndërkohë më vonë në polici, Nikitin pranoi se edhe kishte abuzuar seksualisht me të.

Pedo-3

Djali i autorit të famshëm nga Krimeja, Aleksander Nikitin, u përpoq që të vriste veten me thikë, por nuk e bëri. Tashmë ai akuzohet për vrasje të dyfishtë dhe që mund të akuzohet me 20 vite burg. Ndërsa shprehja e shkruar me gjak në dyshemenë e apartamentit të tij: “Unë ta dhashë jetën, unë do ta marr”, është frazë e njohur e një shkrimtari rus të shekullit të 19, Nikolai Gogol në romanin “Taras Bulba”./Panorama Plus

Pedo-1