“Pazaret i kam bërë me një burrë tjetër”- Gaz Paja largohet nga Portokalli?

Në një intervistë në Motor Plus në Vizion Plus me Rudi Hizmo, aktori i njohur i show-t Portokalli në Top Channel, Gazmend Paja i pyetur lidhur me vazhdimësinë e tij në show-n e humorit, u përgjigj:

“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek Portokalli, nëse Top Chanbel nuk vazhdon në linjat që unë kam nisur unë shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare.

Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në Portokalli por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo.”

Çfarë ka dashur të thotë Gazi? Kjo mbetet për t’u parë.