
Payet denoncohet nga ish-partnerja: Më kërkonte si provë dashurie të pija ur**** e tij
Dimitri Payet, ish-futbollist i përfaqësueses franceze dhe aktualisht pjesë e klubit brazilian Vasco da Gama, është nën hetim nga policia braziliane pas akuzave të rënda të ngritura nga ish-e dashura e tij, Larissa Ferrari.
Sipas saj, Payet ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, përfshirë episode tejet poshtëruese, ku e ka detyruar ta pijë urinën e vet dhe të lëpijë dyshemenë. Gjithashtu, Ferrari pretendon se është shtyrë dhe shkelmuar nga futbollisti. Payet nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për çështjen.
Pas largimit nga Olympique Marseille, Payet u transferua në Brazil, ku filloi një lidhje me avokaten 28-vjeçare Larissa Ferrari, pas ndarjes nga bashkëshortja e tij Ludivine, me të cilën ka 4 fëmijë. Në fillim, marrëdhënia e tyre ishte e ngushtë, por më pas u kthye në një makth, siç ka rrëfyer Ferrari për AFP.
Kjo e fundit, e cila ka kërkuar masa mbrojtëse nga autoritetet, ka treguar detaje tronditëse: “Dua drejtësi, sepse ai ka abuzuar me ndjeshmërinë time psikologjike për të përfituar seksualisht. Më kërkonte një provë dashurie që përfshinte poshtërimin.
Kam regjistruar video ku pi urinën time, ujin nga tualeti dhe lëpij dyshemenë. Jam avokate, nuk do të kisha bërë kurrë akuza kaq të rënda pa arsye të forta. Hetimi është në vazhdim dhe denoncimi është bërë pranë një stacioni policor të specializuar për ndihmën ndaj grave”.
Payet, sipas saj, e ka lënë me shenja në trup dhe ka ushtruar dhunë fizike, seksuale e psikologjike. Ferrari ka sqaruar se lidhja e tyre nisi pas ndarjes së Payet nga gruaja. Ata kalonin shumë kohë bashkë, deri në 12 orë në ditë: “Në fillim ishte gjithmonë shumë i dashur, pastaj gjithçka ndryshoi”.
Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik, ndërsa hetimet ndaj futbollistit vazhdojnë.
Ora News