Pavijoni i blinduar me policë/ Del nga reanimacioni Ardian Çapja, ja kërkesa e parë që bëri sapo u zgjua
Dy ditë pas atentatit, Ardian Çapja ka dalë nga reanimacioni në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kritike për nxjerrjen e plumbit që i tejshpoi shpatullën.
Menjëherë sapo u bë i ndërgjegjshëm dhe arriti të fliste, pas daljes nga gjendja e rëndë, ai u është drejtuar me një kërkesë mjekëve që e trajtojnë. Sipas “News 24”, 55 vjecari Ardian Çapja ka kërkuar nga bluzat e bardha t’i mbyllin kartelën dhe që gjendjen shëndetësore ta ndiqte privatisht në banesën e tij.
Mësohet se ai po mbahet nën mbikqyrje të rreptë në spital, i ruajtur me policisë. Efektivë janë të stacionuar jashtë spitalit, e po ashtu edhe në derën e pavijonit ku po mbahet për mjekim Capja, duke mos lejuar qarkullim, por vetëm hyrjen e personave të autorizuar.