Pavarësisht se ç’shkruhet, Alban Ramosaj ~nuk~ e thumboi Ronela Hajatin
Çfarë kemi sot? Sot kemi rubrikën “Eja shpikim sepse pse jo?!”
Qartë. Kush tha çfarë? Një video pretendon se Alban Ramosaj ka thumbuar Ronela Hajatin për moskualifikimin në finalen e festivalit europian të këngës.
Pavarësisht se ç’shkruhet, Alban Ramosaj ~nuk~ e thumboi
Në ç’kuptim? Olti Curri ka publikuar një video ku shfaqet një mesazh i Kryefjala.com drejtuar një llogarie në Instagram që pretendohet se është Alban Ramosaj.
Edhe? “Ckemi! Më erdhi keq për Ronelën, ajo bëri më të mirën, po ç’të bësh. Kam qenë gjithë natën pa gjumë nga Eurovizioni. Nga ana tjetër po të isha unë në Eurovizion, jo vetëm finalen, por edhe gjysmëfinalen do e kishim kall krejt. Gjithsesi ajo bëri më të mirën,” dëgjohet në mesazhin zanor që pretendohet se është Alban Ramosaj.
“Jo vetëm finalen, por edhe gjysmëfinalen”…duket si shaka. Ndoshta, por jo nga Albani. Në mesazh lexohet “ju shkruajmë nga Kryefjala.com”. Kryefjala shkruan në artikull “e ka publikuar Olti Curri”.
Më duhen dy fije. Pse?
Të bëj lidhjen logjike. Nejse! Pra, nuk është Albani që përgjigjet? Jo. Anabel.al kontaktoi me Albanin i cili u shpreh: “Sapo e pashë këtë budallallëk. Absolutisht që nuk është zëri im.”
Anabelmagazine