“Pavarësisht kujdesit të shtuar …”- Moderatori Bledi Strakosha infektohet me koronavirus, ja apeli që u bën ndjekësve
Moderator i njohur Bledi Strakosha ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Bledi Strakosha shkroi se pavarësisht kujdesit të shtuar rezultoi sot i infektuar me koronavirus.
Ndërsa u bëri apel ndjekësve që të kujdesen për veten dhe të tjerëve.
“Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me Covid-19 😔 Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët 🙏🏻”- shkroi moderatori.
Ai e shoqëroi postimin me një foto ku mban maskë por nuk dha detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore apo simptomat që ka.
/Panoramaplus.al