
Patris ndau një moment nga pushimet me djemtë, por Tunën nuk e pamë ende
Pushimet e muajve të nxehtë, Patris Berisha po i kalon me familjen e tij, bashkëshorten, Tunën dhe dy djemtë. Ai vetë ka ndarë disa foto me Tian dhe Zen, duke e mbajtur më të voglin e shtëpisë në krahë, teksa relaksohen së bashku në diell.
“Gjithçka”, ka shkruar Patris krah fotos me dy djemtë e tij. Këto pamje lënë të kuptohet se edhe Tuna po shijon kohën me familjen e saj, ndonëse fotot me Patrisin kanë qenë më të rralla.
Dyshja ka qenë në qendër të mediave të shkruara për një kohë të gjatë për raportin e tyre, megjithatë vetë ata kanë refuzuar të flasin, por të lënë fotot të thonë atë që vetë ata kanë refuzuar ta thonë./revistawho.com