Patris Berisha publikon foton familjare me vëllain tjetër, mungon Tuna

Patris dhe Robert Berisha janë padyshim dy nga vëllezërit më simpatikë të shoëbiz-it shqiptar. Të dy janë në qendër të mediave për faktin që janë martuar me dy këngëtare shumë të njohura shqiptare Tunën dhe Nora Istrefin, por edhe për sukseset në fushat ku punojnë.

Patris-Berisha-2

Për ata që nuk e dinë, Patris dhe Robert kanë edhe një tjetër vëlla që është pak i njohur për publikun. Ai quhet Polinik dhe si rrallëherë e pamë në një foto të publikuar nga instrumentisti i suksesshëm. Krahas fotos ku shfaqet familja e vëllait dhe Tian, Patrisi ka shkruar: “Familja Berisha”. Siç edhe duket në këtë foto ngjashmëria që kanë dy vëllezërit me njëri-tjetrin është e jashtëzakonshme. Ajo që bie gjithashtu në sy është mungesa e Tunës, e cila këtë herë ka zgjedhur ta lërë vetëm bashkëshortin dhe Tianin, mbase për shkak të punës, shkruan Who.