“Patjetër që e kam uruar çdo ditëlindje”- Vin Veli rrëfen raportin e tij me Bora Zemanin dhe flet për të dashurën e re: Jam i lumtur
Dj i njohur Vin Veli, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për raportin e tij me ish-partneren Bora Zemani dhe praninë e tij në festën e ditëlindjes së 30-të të moderatores. I ftuar në një intervistë ai ka folur për herë të parë rreth raportit që ka me Bora Zemanin, djalin e tyre Arborin dhe lidhjen e re të dashurisë.
Duke folur për marrëdhënien e tij me djalin e tij Arborin dhe ish-partneren Bora Zemani, ai shprehu se ka një raport mjaft të mirë dhe se e uron moderatoren në çdo ditëlindje. Dj i njohur shtoi se mundohet të jetë shembull edhe për familje të tjera apo miq të tij që kanë të njejtën histori dhe janë të divorcuar, për të qëndruar sa më larg urrejtjes.
“Duke qenë se dhe kam një vetëmenaxhim të kohës, një pjesë shumë të mirë ia dedikoj Arborit pasdiskutim. Fundjavat por edhe ditë të javës pas shkollës patjetër që mundohem të jem sa më afër. Kam një raport shumë të mirë (me Borën) dhe patjetër që e kam uruar çdo ditëlindje, jo vetëm këtë 30 vjetor. Thjesht urim kaq. Unë kudo që njoh mundohem të jap mesazin time dhe tek miqtë e mi që kanë të njejta probleme apo mund të kenë histori të ngjashme. Larg urrejtes dhe larg nxitjes së dhunës, sidomos larg urrejtjes më tepër tek fëmija. Patjetër që mendoj që jam shembull dhe jam munduar gjithmone të jem shembull për këtë pjesë.”, tha ai në intervistën e tij për “N’Zoom”.
I pyetur për lidhjen e tij të re, ai nuk ka dhënë detaje duke theksuar faktin se për sa kohë i mban gjërat private është më i lumutur.
“Për sa kohë që gjërat nuk janë publike dhe gjërat nuk kanë vëmendje publike, patjetër që të gjithë do të jenë të lumtur.”, rrëfeu ai.
Ndër të tjera ai foli rreth vëmendjes së madhe që ka pasur nëpër portale, ku tha se para së gjithash nuk e konsideron veten VIP dhe se nuk i kushton aspak rëndësi gjërave që shkruhen për të.
“Nuk i jap rëndësi gjërave që nuk të çojnë në asnjë vënd. Nuk të ndihmojnë të ecësh përpara. Janë lajme që s’kam pse ti ndjek fare. E para e punës unë nuk e kam konsideruar kurrë veten VIP, dhe nuk mendoj që jam VIP. Mund të thuash që jam një Dj i njohur por jo VIP.”, shprehu Vin Veli.