Pasojat psikologjike që tërmeti shkakton tek ne dhe si të veprojmë…
Pas përjetimit të një tërmeti, asgjë nuk është e njëjtë. Ndihesh në gatishmëri të plotë, me frikë dhe stres. Tërmetet që ndodhin në botë kanë shumë pasoja fizike, mund të jenë materiale, por më keq akoma dhe vdekje. Tërmetet gjithashtu ndikojnë në tru, duke shkaktuar ndryshime psikologjike tek njerëzit.
Ja disa nga ndryshimet që shkakton:
- Stres
- Panik
- Kriza nervore
- Rraskapitje
- Ankth
- Makthe
- Pagjumësi
- Depresion
- Nervozizëm
- Dhimbje të muskujve
- Kujtime fotografike të një skene traumatike
Çfarë mund të bëni?Rekomandimet e ekspertëve për trajtimin e dëmit psikologjik pas tërmetit janë:
– Analizo dhe arsyeto se kjo është një ngjarje e natyrshme.
– Shmangni stresin dhe mendoni sa më qartë të jetë e mundur të dini se si të veproni.
– Merrni masat paraprake dhe rekomandimet e nevojshme të autoriteteve.
– Mos harroni se ndihma mjekësore është themelore për të kapërcyer çdo situatë të vështirë në jetën tuaj.
/REVISTAPSIKOLOGJIA