Pasi zbuloi se vuante nga një problem shëndetësor, Fedez i nënshtrohet operacionit

Reperi i njohur Italian Fedez para disa ditësh ndau me ndjekësit në Instagram lajmin se vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën fatmirësisht e ka kapur në kohë dhe po përpiqet të shërohet.

Përmes disa videove në Instagram ai ka treguar se në këtë përiudhë të vështirë të jetës, partnerja e tij Chiara Ferragni dhe të gjithë familjarët e tjerë po i qëndrojnë pranë.

Ai u shpreh se në të ardhmen, kur të bëhet më mirë dhe kur të ndihen gati do ta ndajë me publikun të gjithë këtë histori.

“Fatkeqësisht, më gjetën një problem shëndetësor, por për fat të mirë u gjet në kohë, i cili përfshin një rrugë të rëndësishme që do të më duhet të ndjek dhe që gjithashtu kam dëshirë ta tregoj. Jo tani, jo në këtë kohë kur kam nevojë të mbaj familjen time”-është shprehur ai.

Gjatë ditës së sotme Fedez është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano dhe ende nuk dihet se në çfarë gjendje është, raporton ‘Funpage’.

Ditën e djeshme, ai ka publikuar një video teksa sqaron se e nesërmja do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për problemet e tij shëndëtësore, duke ju referuar operacionit.

“Nesër do të jetë një ditë e rëndësishme për mua, dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë shkruar në këto ditë, duke derguar kaq shume pozitivitet”, – shkroi Fedez – “Faleminderit gruas sime qe me eshte gjithmonë pranë ditë e natë, faleminderit familjes dhe miqve të mi që kanë bërë gjithcka për të mbajtur moralin lart. Faleminderit dy yjeve tanë që ia dalin të krijojnë magji pa edhe duke e kuptuar: më japin forcë të përballoj të gjitha këto.”