Pasi u përfol për tradhti gjatë martese, Kanye West i bën ‘unfollow’ Kim-it në Instagram
Është zyrtare: Kanye West nuk e ndjek më Kim Kardashian në Instagram!
Veprimi i reperit në mediat sociale vjen gati shtatë muaj pasi Kim paraqiti këkesën për divorc.
Të njejtin veprim ka bërë edhe në kohën kur përflitej se, Kanye West po dilte me Irina Shayk. Por muaj më pas ai vazhdoi të ruante marrëdhënien me ish-partneren edhe në rrjete sociale.
Nga ana tjetër, Kim aktualisht e ndjek ish-bashkëshortin e saj dhe babanë e katër fëmijëve, në Instagram. Kanye West ndjek shumë personazhe të njohur, e deri tek faqet e veshjeve online si Fashion Nova.
Pas paraqitjes së divorcit nga Kim në shkurt 2021, çifti është fokusuar në bashkëprindërimin e katër fëmijëve të tyre North, 8, Saint, 5, Chicago, 3 dhe Psalm, 2. Kim, nga ana e saj, gjithashtu ka vazhduar të mbështesë Kanye në maksimum, me albumin Donda.
Në album, Kanye me sa duket pranoi se e kishte tradhtuar Kim vite para divorcit të tyre. Sipas Page Six, kënga “Hurricane”, ka të bëjë me tradhtinë, e cila thuhet se ndodhi pasi ish-çifti mirëpritën djalin e tyre Saint, në dhjetor 2015.
“Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ai bëri gabim dhe duke marrë përgjegjësi për prishjen e martesës së tyre,” tha një burim në 1 shtator. “Nëse shikoni më vëmendje tekstet, ai po i referohet tradhtisë së tij gjatë martesës me Kim, edhe pas dy fëmijëve ”.