Pasi u përfol për ndarje nga i dashuri miliarder, zbulohet se Aurela Hoxha është në pritje të ëmbël, modelja në muajin e 5-të të shtatzënisë
Aurela Hoxha është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Modelja e njohur, e cila prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj, është 5 muajshe shtatzënë, raporton Kryefjala.com.
Pak kohë më parë u përfol se ajo ishte ndarë nga i dashuri i saj miliarder nga Miloti, Albani, por duket se tashmë kanë zgjidhur çdo mosmarrëveshje dhe janë të lumtur krah njëri-tjetrit.
Thashethemet se modelja i dha fund lidhjes nisën teksa ajo ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku iu bënë disa pyetje ngacmuese për të kuptuar më shumë rreth lidhjes së saj me Albanin.
“I kam thënë të dua dhe e kam puthur në buzë që në takimin e parë, sa zgjohem i them edhe atij të zgjohet, sepse më merr malli. Është shumë xheloz për çdo person që më afrohet, por ende nuk kemi folur për dasmën!”– tregoi Aurela Hoxha.
Më pas modelja tha se të gjitha përgjigjet e saj kishin lidhje me qenin e saj.
“Unë iu përgjigja të gjitha pyetjeve sepse ju nuk m’u drejtuat me emër, pikët i meritoj sepse nuk kam gënjyer. Ishin të gjitha për Rekun. Kush më njeh e di që ai është dashuria ime më e madhe,”– tha ajo.
Kaq u desh dhe komentuesit zbuluan se deklarata e saj kishte nënkuptim brenda dhe që bëhet fjalë për ndarjen e saj nga i dashuri në Spanjë dhe kthimin në Shqipëri.
Prej kohësh Aurela është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me të dashurin që e mbajti mister, edhe pse “Panorama Plus” arriti të siguronte fotot e çiftit ndërsa pushonin në plazhet e Jugut.
/Panoramaplus.al