Pasi u nda nga partnerja, Elon Musk shkon në Met Gala me mamanë e tij supermodele
Elon Musk mbërriti në tapetin e kuq të Met Gala, por jo me ish-partneren Grimes dhe as me ndonjë të dashur të re. Musk solli mamanë e tij, supermodelen Maye Musk si shoqëruesen e tij në ngjarjen e madhe, dhe kaluan disa momente gazmore në tapetin e kuq.
Met Gala 2022 është ngjarja e parë publike ku shfaqet miliarderi që nga blerja e Twitter pak ditë më parë.
“Qëllimi im, duke supozuar se gjithçka bëhet, është ta bëj Twitter-in sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur dhe të ketë një grup sa më të gjerë njerëzish në Twitter”, tha ai për La La Anthony në tapetin e kuq. “Dhe të jetë argëtues dhe qesharak, dhe njerëzit të argëtohen sa më shumë që të jetë e mundur.”
Duke folur për veshjen e tij, Musk tha se po “ndiqte kodin e veshjes” me smokingun e tij klasik. Ndërkohë, Maye ishte veshur me një fustan velvet ngjyrë vishnje nga Dior dhe varëse perlash të mbështjellë rreth qafës së saj.