Pasi u dyshua se ishte gay, Juli i Për’puthen largohet nga emisioni!
Në Për’puthen Prime të javës së kaluar ndodhën shumë përplasje si pasojë ngjarjeve të mbartura të javës. Në një prej tyre u përfshi Juli, të cilit iu transmetuan disa pamje nga takimi i tij me Mikelën, takim ku ai u shpreh se sa i vuajtur ka qenë në fëmijëri ndaj dhunës së të atit.
Megjithatë një pjesë që ishtë shkëputur dhe nuk ishte transmetuar u tregua ne Prime, ku Mikela e pyeti Julin se cfarë përgjigje ka për të gjithë ata që e dyshojnë si homoseksual. Në këtë moment Juli u acarua duke thënë që kjo gjë nuk duhet të ndodhte dhe se filmimi nuk duhet të jepet në televizor.
Nëpërmjet disa instastorive , pasi ndjekësit e tij e kishin pyetur nëse vazhdon të jetë pjesë e Për’puthen ai është përgjigur “Jo”. Teksa u pyet nëse ndiheti shfrytëzuar nga kjo ekspereincë në emision ai u përgjigj:
“Nuk e shoh në atë këndvështrim edhe pse realisht ashtu ishte, unë historinë time thash me dëshirën më të madhe për sadopak sensibilizim…” – është shprehur Juli.