Pasi u bënë prindër, Graniti dhe Leonita zbulojnë emrin e veçantë që kanë zgjedhur për vajzën

Ditën e djeshme Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër herë të parë. Lajmin e bukur e dha vetë Graniti përmes një postimi në rrjete sociale. Futbollisti publikoi një foto të tre duarve të tyre shoqëruar me mbishkrimin: “Mirësevjen princesha jonë! Mami dhe babi të duan shumë”.

Ndërsa ditën e sotme Leonita ka zbuluar emrin që kanë zgjedhur për vogëlushen e tyre. Ajo ka publikuar të njëjtën foto si Graniti në ‘Instagram’ dhe ka treguar se vajzën kanë vendosur ta quajnë, Ayana.

Granit-2

Mendohet se ky emër e ka origjinën nga Arabia dhe përdoret për vajzat inteligjente, të edukuara dhe intelektuale. Ndërsa në Afrikë Ayana do të thotë lule e bukur. Në çfarëdolloj kuptimi duket se Leonita dhe Graniti kanë zgjedhur një emër shumë të veçantë për vajzën e tyre, që është gëzimi i parë për ta. Kujtojmë se vogëlushja erdhi në jetë pas 2 vitesh nga koha kur çifti i njohur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. /revistawho.com