
Pasi solli në jetë djalin, festë e madhe në rrugët e qytetit për Adelina Tahirin
Gëzimi ka pushtuar familjen e këngëtares Adelina Tahiri, që ditë më parë solli në jetë vogëlushin e saj. Djalin këngëtarja e ka pagëzuar me një emër tipik shqiptar duke vendosur që ai të quhet Jon dhe këtë emër ajo e kishte zbuluar që në festën e bebes, ku mblodhi me dhjetëra miq e familjarë në një aheng.Dhe festa s’ka të ndalur në mes miqve e familjarëve të çiftit, për Jonin që erdhi në jetë tri ditë më parë. Me tupana është festuar në një ambient të hapur ku njerëzit shihen duke vallëzuar e duke u argëtuar nën këtë muzikë që karakterizon Ballkanin, shkruan Prive.
