Pasi Shqipja deklaroi se është i lidhur me Tean, Bearti bën reagimin e papritur
Shqipe Hysenaj, ish konkurrente e “Përputhen”, ka bërë deklarata të forta këto ditë. Ajo ka akuzuar Tean se është në fakt e lidhur jashtë programit me Beartin, ish konkurrentin e “Përputhen”.
Në fillim Shqipja publikoi një foto ku Tea shihej e veshur me një bluzë me dizenjo ushtarak. “Tea shkove ti në Kosovë e more bluzën apo erdhën ta sollën? Dhe ti e di mirë për çfarë dhe kë bëhet fjalë”, shkroi ajo përbri fotos.
Më pas, Shqipja zbuloi se bluzja ishte e Beartit dhe ata janë çift. “Për këdo që ka dyshime çifti i vërtetë prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private…”, shkruante Shqipja.
Pas këtyre postimeve të Shqipes, ka reaguar Bearti. Ai ka publikuar një foto që është shkrepur në prapaskenë ku shihet Andi. “Burrë para kamerave, jashtë kamerave si vajzë (emoji)”, shkruan Bearti, një postim që është parë edhe si një xhelozi nga ana e Beartit.