Pasi rrëfeu priejet seksuale Gabriel Garko tregon gjithçka për veten

Gabriel Garko pranoi publikisht para ish të dashurës së tij, Adua de Vesco, se kishte prirje të tjera seksuale dhe se këtë gjë e kishte mbajtur të fshehtë prej vitesh. Ai gjeti kurajon të pranonte para të tjerëve dhe vetes se për disa vite kishte jetuar vetëm një përallë në lidhjen e tij me Aduan. Gjatë transmetimit të Grande Fratello VIP, Garko nuk e tha drejtpërdrejtë se është homoseksual me premtimin se do të zbulonte gjithçka në “Verissimo” përballë Silvia Toffanit.

Në fakt emisioni pritet të transmetohet ditën e nesërme, por është zbuluar një pjesë nga intervista e tij, në të cilën ai ka rrëfyer gjithçka në publik si kurrë më parë.

“Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false. Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup”, ka rrëfyer Garko.

Ai ka akuzuar sistemin, duke u shprehur se nuk do të mund të bëhej aktor nëse do të kishte treguar të vërtetën për orientimin seksual që në fillim.

“Përpara se të nisja këtë punë jetoja mirë me orientimin tim seksual. Në shtëpi të gjithë e dinin”, pranoi Garko, i cili është shprehur se pasi u bë aktor nisi të fshihej me frikën se do të humbiste punën. Megjithatë ai ka treguar se tashmë është në paqe dhe i qetë me veten, e se sapo ka nisur një lidhje të re.

“Jam në lidhje me një person, me të cilin ndihem shumë mirë. Është një histori që sapo ka nisur”, është shprehur Gabriel Garko.