Pasi Robert Berisha tha se nuk janë bashkë, reagon për herë të parë modelja italiane! Ja çfarë thotë ajo
Përqafime të njëpasnjëshme, puthje pasiononte në buzë dhe darka nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ishin detajet që ngritën dyshimet se Robert Berisha dhe modelja italiane, Maria Bove, janë në një lidhje dashurie.
Por, disa ditë pasi ky lajm ishte përhapur në rrjet, moderatori dhe këngëtari publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me vajzën, Renee, duke shkruar krah saj se ajo është e vetmja dashuri në jetën e tij.
Mirëpo, në lidhje me këtë romancë ka reaguar për herë të parë edhe Maria mbrëmjen e djeshme.
Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instastory, pyetjet rreth raportit që ajo ka me Robert Berishën ishin të shumta.
“Isha e sigurt se kjo ishte pyetja e parë. Jo njerëz, unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”, shkroi modelja seksi fillimisht.
Ndërsa në një tjetër postim e pyetur sërish për Robertin, ajo shkroi: “Ju të gjithë jeni kaq kuriozë”.
Një nga ndjekësit e ka pyetur në gjuhën shqipe nëse është apo jo në një lidhje me këngëtarin dhe përgjigja e saj na bëri të dyshojmë sërish se mund të jenë bashkë.
“Anglisht të lutem! Nuk flas ende shqip… por do të mësoj, ju premtoj”, u përgjigj Maria.
Panorama.al